Lajme

Financa të “brishta”, ekonomia jonë goditet më rëndë nga krizat se çdo vend tjetër

Shqipëria është vendi me varfërinë më të madhe në rajon. Një e treta e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë që është edhe kufiri minimal i mbijetesës. Kosova e ka këtë tregues në nivelin 23.4 për qind, Maqedonia e Veriut, 18 për qind, Mali i Zi 20 për qind dhe Serbia 17.4 për qind.

Është ky konkluzioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit në të cilin dilet në përfundimin se pandemia dhe tërmeti rrënuan financat e shqiptarëve.

Lexo më shumë  Kosova, në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës

Po pse në raport me vendet tjera rreth nesh apo me gjere, financat e shqiptareve janë kaq të brishta?

Muajt e parë të pandemisë, si një përgjigje ndaj krizës shëndetësore e ekonomike, qeveria zgjeroi buxhetin për programet e mbrojtjes sociale me rreth 1 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Mirëpo, FMN thotë se ky zgjerim ishte ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen nga skemat e pamjaftueshme të përkrahjes sociale.

Në dokumentin e publikuar, FMN rekomandon që rritja e mbulimit të programeve të mbrojtjes sociale të vijë përmes nxitjes së punësimit në kahun tjetër. Gjithashtu “Fondi” kërkon nga autoritetet që të punojnë për të reduktuar gabimet e përjashtimit dhe pasaktësitë e informacionit të përfituesve./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *