Sport

Champions League, të hënën shorti. Ekipet italiane shpresojnë te goglat

shorti 1269x720

Mesditën e së hënës, më 13 dhjetor, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës 1/8 në Champions League. 16 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo. Fitueset e grupeve janë mes kokave të serive, por edhe në vazon e skuadrave që u pozicionuan të dytat, kundërshtarët janë të frikshëm.

Rregulli bazë i ceremonisë që do të nisë në orën 12:00 është asnjë skuadër nuk mund të përballet me ekipe nga i njëjti shtet ose me kundërshtarë me të cilët janë përballur në fazën e grupeve.

Kokat e serive kanë avantazhin teorik që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi. Juventusi që ishte fitues i grupit, eviton nga vazo e dytë vetëm Inter dhe Chelsea. Nga kundërshtarët më të rrezikshëm të bardhezinjve janë Atletico Madrid, por edhe Paris Saint Germain. Rreziku i rivalëve të mëdhenj është më i madh për Interin, që nga vazo e parë eviton Real Madrid, por aty janë edhe Bayern Munchen, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United.

Ndeshjet e para në fazën e 1/8 do të luhen mes 15 dhe 22 shkurtit, ndërsa sfidat e kthimit mes datave 8 dhe 16 mars. Ndryshimi më i rëndësishëm në fazën me eliminim direkt është heqja e rregullit të golave jashtë fushe. Nëse pas dy ndeshjeve, rezultati mbetet në barazim, skuadrat do të luajnë kohën shtesë dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të ekzekutohen penalltitë për të caktuar fituesin.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *