Lajme

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Finalizohet me një dokument të nënshkruar nisma “Open Balkan”, e kritikuar nga opozita shqiptare dhe politika e Kosovës.  Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare. Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit. “Autoritetet  doganore të  Palëve bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e tranzitit  ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje, që nxit rritjen e qarkullimit të mallrave ushqimore dhe industriale.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftestën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

Objektivat e Memorandumit

  1. a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.
  2. b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.
  3. c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.
  4. d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.
  5. e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.
Lexo më shumë  Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë

Pas heqjes se barrierave për lëvizjen e krahut të punës, shërbimeve e mallrave, presim që nga Serbia të na vijnë dhe çetnikë, përdhunues e torturues që akoma sjanë dënuar nga gjykatat ndërkombëtare, aq më pak ato serbe, por as nga ndonjë gjykatë shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *