KryesoreLajme

Filmi i Kosovës fiton Grand Jury Prize në Sundance, Çeku: Arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar kinematografinë e Kosovës për një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.

Përmes një postimi në facebook, Çeku ka bërë të ditur se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Lexo më shumë  Shqipëria drejt fashizmit si valvul shkarkimi për kontradiktat sociale

Ai e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe jo vetëm për kinematografinë e Kosovës, por edhe për gjithë skenën kulturore të vendit, duke theksuar se ky sukses dëshmon potencialin dhe cilësinë e krijuesve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

“Urime Visarit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”, ka shkruar Çeku.

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

Rruga Press

YouTube player