Lajme

Fillon tallje ndaj Ramës: Partia dhe populli, të bashkuar si një trup i vetëm, bënë hi e pluhur sulmet e tërbuara ndaj e-albania

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Sulmi i sotshëm kibernetik është vërtet një goditje shumë e rëndë dhe serioze kundër sigurisë kombëtare, por (mbi)reagimi i kryeministrit Rama nuk ka qenë aspak serioz.

Në vend të të qenit në sinkron me këto ngjarje, kryeministri Rama foli me terma lufte. Nëse dikush nuk e di se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotshme dhe lexon çfarë ka shkruar kryeministri, ideja që ai person do krijojë është se ndoshta ndonjë ushtri po avancon në brendësi të territorit, ndoshta dhe duke bombarduar, dhe nga ana tjetër një rezistencë shqiptare që po i zmbraps këta agresorë.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Një veti dalluese e z. Rama është pikërisht mungesa e sensit të masës. Ai reagon ose më shumë apo më pak se sa duhet, por asnjëherë aq sa dhe si duhet. Për pasojë edhe kur çështja është serioze, ai ka (pa)aftësinë që ta bëjë të injorueshme apo qesharake.

Kjo tepri, sigurisht që ka dalë qesharake, dhe natyrisht që nuk do mungonte tallja në drejtim të epikës së shtirur të kryeministrit Rama. Një nga faqet e satirës në facebook që nuk ka munguar në “thurjen e elozheve” ndaj luftës së Ramës ka qenë “Lolita”, që shquhet për humorin e mprehtë dhe therës. Më poshtë gjeni “lavdin ndaj heroizmit” që kjo faqe i kushton “betejës” së sotme:

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Partia dhe populli, të bashkuar si një trup i vetëm, bënë hi e pluhur sulmet e tërbuara ndaj e-albania, bllokadat e komplotet kriminale të imperialistëve e të revizionistëve, kapërcyen me vetëmohim të gjitha vështirësitë e pengesat që ata na krijuan, mbrojtën me guxim fitoret revolucionare të popullit, realizuan me sukses detyrat themelore dhe çuan përpara drejt fitoresh të reja çështjen e socializmit në Shqipëri.

Gjatë kësaj sprove të madhe u shprehën edhe një herë në mënyrë më të qartë forca dhe vitaliteti i rendit tonë shoqëror e shtetëror, fuqia dhe qëndrueshmëria e sigurisë sonë socialiste, ndërgjegjja e lartë politike dhe patriotizmi i flaktë i popullit tonë, talenti dhe aftësitë e tij krijuese, vija e drejtë e Partisë, guximi, urtësia dhe fryma e saj revolucionare, uniteti i pathyeshëm i popullit dhe i Partisë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *