ArgumentKryesore

Rama flet në terma lufte për një Shqipëri ngadhnjimtare mbi armikun më të ri të padukshëm

Kryeministri Edi Rama deklaron se kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po rezulton e suksesshme. Duke përdorur terma lufte, kreu i qeverisë shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.

Sipas tij, nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama flet në terma të gjendjes së jashtëzakonshme të një lufte.

Që nga armiku i padukshëm i Covid-19, te lufta e mungesës së energjisë elektrike dhe ngritja e çmimeve, sot Shqipëria njohu betejën më të re epike, atë me hakerat dhe sulmin e tyre kibernetik.

Për të vazhduar këtë të folur epike të kryeministrit Rama, mund të themi se kjo luftë kundër agresorit kibernetik nuk pati viktima nga radhët e rezistencës shqiptare. Besojmë se për pak kohë do njohim edhe heronjtë e kësaj fitoreje ngadhnjimtare. Poashtu, shpresojmë që kjo luftë të bashkojë dy udhëheqësit historik të Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën dhe Ilir Metën në mënyrë që ky i dyti, pasi të jetë konsultuar me kryeministrin global të Shqipërisë, Edi Ramën, të dekorojë dhe gradojë ata që zmbrapsën armikun në këtë ditë të shënuar për ne sot dhe brezat që do vijnë.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *