KryesoreLajme

Fillon seanca, kryeministri Kurti për buxhetin e vitit 2024: Do ta forcojmë mbrojtjen e vendit dhe do të rrisim sigurinë e qytetarëve

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca plenare, e cila në rend dite ka shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Me projektbuxhetin për vitin 2024 forcojmë mbrojtjen e Republikës, e rrisim sigurinë e qytetarëve dhe e mundësojmë zhvillimin e vendit, ka thënë kryeministri Albin Kurti në paraqitjen para deputetëve të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.

Fokusin e buxhetit 2024 Kurti ia ka dhënë sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa ka theksuar se përveç rritjes së mjeteve do të rritet edhe numri i ushtarëve dhe policëve.

“Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, do jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë për çka kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22% më shumë se aktualisht. 153 milionë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë për MPB. Ushtrisë sonë që ia kemi rritur buxhetin prej kur kemi ardhur në pushtet, do t’ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë më 2024, kurse Policia jonë vitin tjetër do t’i ketë edhe 500 rekrutë të rinj dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Arsimi dhe Aftësimi Profesional, themel për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ai ka paraqitur tutje ndarjet buxhetore që parashihen për sektorët e tjerë.

“Do të vazhdojmë renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit. Për 2024 SHSKUK i është shtuar buxheti për 25, kurse shëndetësisë si sektor kemi ndarë mbi 340 milionë euro. Ministrisë së Drejtësisë ia kemi ndarë 31% më shumë buxhet që të zbatohen reformat e nisura. Do të ketë investime të reja infrastrukturore… Vetëm për MKRS kemi ndarë 58 milionë euro për investime kapitale në sport e infrastrukturë për vitin që po vjen. Buxheti i komunave më 2021 ishte 547 milionë, sivjet është 654 milionë euro. Më 2024 do jetë gati 200 milionë më shumë. Ky buxhet është po ashtu buxhet i komunave”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Shembet galeria në Martanesh 2 minator të plagosur, një ndërron jetë

Ndarje nga buxheti është parashikuar edhe për Luginën, dhe ajo sipas Kurtit do të rritet për 1 milion.

“Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxhet për shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit. Atij po ia shtojmë edhe një milion, nga 2 në 3 milionë për vitin 2024”, ka përfunduar kryeministri.

Rruga Press

YouTube player