Bota

Ekspertët paralajmërojnë: Pas tërmeteve, pritet shpërthimi i vullkanit në Islandë

Vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes po kërcënon të shpërthejë, me zyrën meteorologjike të Islandës që tha se ‘mundësia e një shpërthimi vullkanik është e lartë’ dhe mund të ndodhë në çdo kohë në ditët në vijim. Ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i vullkanit në Islandë është vetëm fillimi i një epoke të re shpërthimesh vullkanike që do të zgjasin me shekuj, me grumbullimin e magmës nën qytetin bregdetar të Grindavik.

Pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik dhe tani vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, thotë se shpërthimi mund të ketë nisur ‘një fazë të re shpërthyese’ që mund të zgjasë me shekuj. “Koha e tij erdhi”, ka thënë Edward W. Marshall, një studiues në qendrën vullkanologjike nordike të universitetit të Islandës. “Ne mund të përgatitemi për disa qindra vjet të tjera shpërthimesh në Rejkjanes”.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Sipas raportimeve, rajoni është tronditur nga rreth 1,100 tërmete të reja që nga mesnata, me ekspertët që paralajmërojnë se magma po rritet gjithnjë e më afër sipërfaqes së tokës duke nxitur frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik. Mijëra tërmete gjatë ditëve të fundit e kanë kthyer komunitetin e peshkimit të Grindavik në një ‘qytet fantazmë’, me 4,000 banorë të detyruar të evakuohen.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player