Lajme

Fillon funksionalizmi i Odës Ekonomike të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, gjatë kësaj jave ka qëndruarpër vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka takuar homologen e tij, Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisëdhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet odave ekonomike të dyja vendeve.

Në fokus të takimit të zhvilluar të enjten, më 27 tetor, ishte konkretizimi i marrëveshjes për themelimin e Odës Ekonomike Shqipëri-Kosovë, të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryetari Rafuna u shpreh se në thelb të këtij projekti është bashkëpunimi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve. “Me realizimin e këtij projekti do të nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik në mes dy vendeve”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Kryetarja Muçostepa gjithashtu shprehu përkrahje për këtë projekt dhe forcimin e bashkëpunimit nëmënyrë që ekonomitë tona të jenë komplementare sidomos në këtë krizë globale ku gjendemi.

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, synimi i dhomës së përbashkët Shqipëri – Kosovë do të jetëpërkrahja e bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve, nxitjen e investimeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e legjislacionit, në të mirë të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *