KryesoreLajme

FFK-ja reagon në UEFA për thirrjet e tifozëve të Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se ka bërë reagim zyrtar  në UEFA “për shkak të shfaqjes së flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”.

Kjo ndodhi para dhe gjatë ndeshjes Serbi – Angli në kuadër të Euro 2024. Të dielën mbrëma në Gelsenkirchen, Anglia fitoi 1:0.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti dhe kreu i komunës Strigari të Kalabrisë diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit

“Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjëve të saj. FFK në ankesën e paraqitur me dëshmitë e nevojshme në UEFA, ka kërkuar masa të rrepta disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, si recidiviste e rasteve të tilla.

Njëkohësisht, kërkojmë vigjilencë nga organizatori për të evituar shfaqjen e banderolave të tilla në ndeshjet e ardhshme, pasi ato përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave të UEFA-s”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Rruga Press

YouTube player