Lajme

Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar

Mijëra shqiptarë kanë bllokuar rrugët në qendër të Londrës për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Rrugët rreth Westminister janë bllokuar nga veturat dhe qytetarët e shumtë që mbajnë flamuj shqiptarë, ndërsa janë ndezur edhe fishekzjarre, shkruan “Dialy Mail”.

Komunikacioni është bllokuar në ato zona nga festa e madhe.

Policia e Londrës ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, pasi disa kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të turmave, ndërsa të tjerët kanë gjuajtur me shishe në drejtim të policëve.

Lexo më shumë  BIRN: “Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

Policia ka dhënë urdhër për shpërndarje të turmës nga qendra e Londrës, duke u dhënë zyrtarëve policorë fuqi më të madhe për të detyruar njerëzit të largohen nga ajo zonë apo të arrestohen nëse refuzojnë ta bëjnë këtë.

Policia e Londrës ka konfirmuar se ka pasur disa shkelje.

Është thënë se janë mbledhur rreth 1000 persona në rrugën “Belvedere” si pjesë e asaj që policia e quajti protestë.

Lexo më shumë  Dalin përgjimet e SPAK në dosjen e Artur Shehut: Po shkojnë në Zvërnec ca miq me pa pronat

Festë të shqiptarëve ka pasur edhe në shumë qytete të botës. 

YouTube player