Lajme

Dan Fridman: SPAK mund ta marrë dosjen e McGonigal dhe Edi Ramës nga FBI

Gazetari i ‘Mother Jones’, Dan Friedman që zbuloi i pari lidhjet e Bashës me Moskën- është shprehur për Robert Papën, se pritet të ketë të reja në lidhje me dosjen ‘McGonigal’.

Fridman ka dhënë një intervistë për ‘Fokus-in’ e Robert Papës, ku është shprehur se SPAK mund ta marrë dosjen e Ramës për ta hetuar.

 Robert Papa: Si u ndjetë pas hetimit nga BBC lidhur me paratë ruse për Bashën. Ju ishit i pari qe niste hetimin duke zbuluar kompaninë në Skoci

Dan Fridman: U ndjeva mirë që më fund kemi më shumë informacion të ri rreth kësaj.

Robert Papa: A nuk ju duket më shumë si pastrim parash për Bashën dhe Muzinin?

Dan Fridman: Nuk do shkoja aq larg. Nuk e di. Duket si më shumë informacion nga tezat tona më 2018 kur ne ishim të parët që shkruam. Ishin para të dhëna për Muzin të mbështetëse Bashën dhe PD. Pra që vinin ose nga qeveria ruse ose nga dikush në Rusi në këtë përpjekje për lobing dhe që kishte më shumë të bënte me PD-në. Si konkluzion nga kjo tani, ka më shumë përfshirje ruse sipas informacionit të ri.

Robert Papa: BBC ka nxjerrë një emër të ri, një rus…

Dan Fridman: Po, mendoj është Trofamjec. Ai është një 40 vjeçar që jeton në Moskë. Dikush që merret me shitje helikopterësh. Nuk është ai, fundi i zinxhirit. Nuk dihet se kush është, realisht, pas tij, por ai duket se ka lidhje dhe ai jeton në Moskë. Ka ndikim se dikush me të cilin ai po punonte është mbrapa tij. Mund të jetë nga qeveria ruse, spiunazhi rus, Një pjesë e asaj që ne mund të spekulojmë është se Departamenti i Shtetit vjet, nxori një raport të Inteligjencës, ku thuhej se një pjese e parave për lobingun e PD ishin pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare ruse për të promovuar parti dhe politikanë që ishin miqësorë me agjendën ruse.

Robert Papa: Si funksionon këtu? A mund të nisë një hetim të ri Departamenti i Drejtësisë? Mbas hetimeve të Mother Jones dhe BBC, a mund të ketë hetim të ri? Si veprohet?

Dan Fridman: Mendoj se mund të nisin, por s’besoj se do ndodhë. Sa i përket hetimit kriminal nuk mund ta bëjë vetëm Departamenti i Drejtësisë. Ata kanë hetime të kundër-zbulimit. Agjenci të tjera amerikane të inteligjencës që gjurmojnë paratë, e Kremlini përqark Botës. Ndaj, vjet, pati atë raportim hetimesh. Dhe vjet konkluduan se kjo qe pjesë e operacionit rus. Nuk e di se a do ketë hetim kriminal nga DOJ por pjesë të tjera të qeverisë po i kushtojnë vëmendje kësaj.

Robert Papa: Ju kujtohet se kur ju po bënit hetimin në gazetë, McGonigal i kërkonte FBI të hetonte Muzinin?

Dan Fridman: Po ashtu është. Koha sugjeron se MCgonigal ka nisur atë hetim, në atë kohë që Muzin kishte filluar të lobonte për PD-në. Raporti ynë mund të këtë ndihmuar në hetimin e tyre. Por ne mësuam këtë fakt, vetëm pas akuzave kriminale ndaj McGonigal. Ai është deklaruar fajtor në marrjen e një rryshfeti nga një njeri i lidhur me Ramën. Kjo krijon pamjen që ai e nisi atë hetim. E bëri për arsye korrupsioni sepse është paguar.

Robert Papa: Çfarë po ndodh me çështjen e McGonigal? Na është thënë se sentenca e dënimit jepet në shkurt, por në nëntor ka një raport të hetimeve. A do dalin gjëra te reja? Çfarë është pra raporti i dënimit?

Dan Fridman: McGonigal është deklaruar fajtor në dy çështje të ndryshme, Nju Jork dhe Uashington. Të dyja të lidhura me veprimet e tij në Shqipëri. Lidhje edhe me dhunimin te sanksioneve lidhur me Derypaskën, ai do dënohet me burg për një afat të caktuar. Departamenti i Drejtësisë do krijojë një raport se sa vjet do kalojë ai në burg. Në këtë raport mund të përfshijnë informacion të ri. Pra, të ngrenë çështjen që ai bëri diçka më keq sa dimë ne. Tani kanë të drejtën dhe mundësinë të nxjerrin gjëra të tjera. Nuk e dija se do dilte në nëntor ky raport dhe është interesante të kemi dokumente shtesë për të parë. Mund të dalin gjëra të reja.

Robert Papa: Është ky raport në nëntor, i avokatëve të tij në dhjetor dhe sentenca jepet në shkurt. A ka mundësi që prokuroria shqiptare që heton korrupsionin, mund t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë të marrë dosjen e hetimeve? Lidhjet e Ramës me korrupsionin. A është kjo e mundshme?

Lexo më shumë  Shkoi edhe Escobar?! Por Escobarët nuk mbarojnë!

Dan Fridman: Besoj se mund të bëhet. Zakonisht është një rutinë shkëmbim informacionesh mes prokurorive dhe organizatave të zbatimit të ligjit në vende të ndryshme. Ata mund të shkëmbejnë informacione. Natyrisht, McGonigal ka shkundur fort shumë njerëz të ndryshëm në Shqipëri. Pra është një krim atje ,dhe një krim këtu.

Robert Papa: Tani çështja është në gjykatë. A duhet t’ia kërkojnë gjykatës apo mund t’ia kërkojnë direkt FBI dhe Departamentit të Drejtësisë?

Dan Fridman: Nuk dua të spekuloj. Besoj se mund të shkojnë direkt te DOJ. Duam të ndani me ne informacione qe zbuluat duke punuar edhe me ne. Nuk mund të tregojnë se si e morën informacionin mes zbulimit të inteligjencës, por direkt nga DOJ, po. Sa i takon asaj që kanë gjykatat, shumica është bërë publike dhe ata mund të shikojnë ato fakte, natyrisht.

Robert Papa: Kur ju nisët hetimin dhe publikuat një artikull të mirë, Basha kundërshtoi akuzat. Nuk është e vërtetë, jeni paguar nga Soros. A keni dashur ta intervistoni edhe atë?

Dan Fridman: Ne u përpoqëm disa herë gjatë vitesh dhe ata çuan komente te ne. Kundërshtimet e tyre nuk qenë bindëse. Sorosi nuk na kishte paguar ne. Fondacioni “Shoqëria e Hapur” ka dhanë pak para për Mother Jones shumë vite më parë, por Xhorxh Soros nuk kishte asnjë lidhje me raportimin tonë më 2018 as sot, ashtu si asnjë donator nuk ka ndonjë ndikim të veçantë. Ne jemi publikim i pavarur, interesohemi si lëvizin paratë dhe për probleme korrupsioni. Përgjigja e PD , mohonte çdo gjë. Thonin se e kishin paguar Muzin vetëm 25 mijë dollar, çka është shume e vockël për lobim. Ai nuk bënte lobim me aq. Dikush i tha se do gjenin para nga një burim tjetër, por ata nuk shpjeguan se çfarë ndodhi. Personalisht mohimi i tyre mu duk dyshues.

Robert Papa: Ka patur një hetim edhe në Shqipëri dhe u mbyll. Nga burimet që kam, disa shqiptaro-amerikanë i dhanë deklaratë Bashës sikur ata i kanë dhënë para për lobimin. A është ky një krim federal duke gënjyer në këtë mënyrë?

Dan Fridman: Nëse kanë gënjyer në SHBA me deklarata, besoj është krim federal. Nuk e di, a do quhet krim në SHBA. Nëse ata kane gënjyer në hetimet në Shqipëri, është mashtrim, por krim atje, krim vendor.

Robert Papa: Ju keni shkruar për McGonigal dhe përfshirjen në korrupsion nga kryeministri shqiptar Rama, si duket për ju, përfshirja e kryeministrit të një vendi të vogël si Shqipëria me një zyrtar të lartë të FBI. A tregon se ka korrupsion kudo?

Dan Fridman: Po, nuk shkuam në atë pikë që duhej. Ne dinim se ai qe paguar nga dikush që kishte lidhje me Ramën. Duket keq, po nuk shkuam aq larg. Është turpëruse për SHBA, kur kemi njerëz që japin leksione përfshi shqiptarët se si të luftojnë korrupsionin. U faktua se një zyrtar i lartë i FBIi mes të tjerave, qe merrte para të niste apo jo veprime zyrtare. Kjo tregon se korrupsioni është problem në SHBA, siç është në Shqipëri.

Robert Papa: Hetimi i McGonigal kundër Muzinit nisi nga zyra e kryeministrit Rama. Nuk është normale.

Dan Fridman: Jo! Veçanërisht keq; është problematike, ajo që ndodhi, sepse mori para. Sa di unë, Nik Muzin nuk bëri ndonjë gjë të paligjshme. Ai mund të mos e dinte se nga vinin paratë drejt tij. Ai mund të mos e dinte se ata nuk i kishin treguar nga vinin pagesat. Është problematike kur keni një burim rus që ndikon lobingun në SHBA, dhe kur keni një hetim të paguar në mënyrë korruptive,është situatë kur nuk mund të keni vlerësim të barabartë. Se gjithkush po marrin ryshfet nga një anë apo ana tjetër.

Robert Papa: A është ndonjë gjë gabim me ligjet për lobingun në SHBA. Ka shumë para në lojë, shumë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe qeveri autokrate nga Afrika, paguajnë para dhe blejnë heshtjen.

Dan Fridman: Ka përpjekje për reformimin e ligjeve për lobingun që të jetë më i tejdukshëm, ka shumë përjashtime, se si duhen deklaruar paratë. Arsyeja se si solli problemin me Bianiata Trade ishte se përshpejtoi ligjin për aktin e regjistrimit të agjentëve të huaj për lobing. Kishte ndërhyrje si te rasti i Pol Manafortes dhe shkaktoi atë, që shumë lobistë menduan më mirë të mos fshehin gjë, se do dënohem. Ndaj Muzin deklaroi se kam marrë para nga një kompani guskë ( fshehje parash) mes kësaj hynë te kjo rrugë duke shkuar te ato kompani guska. Ishin para ruse. Njerëzit nuk e dinë se si punojnë dhe sa fort dhe shpesh s’ka ligje që të deklarojnë. Sa i takon McGoniggal ai e dinte se ishte e paligjshme çfarë po bënte.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Robert Papa:A mendon se FBI po e mbulon skandalin e Mcgonigalit? Për ne shqiptarët, këto marrëveshje duken sikur drejtësia nuk zbatohet ashtu si supozohet të funksionojë.

Dan Fridman: Nuk besoj se po e bëjnë, por ata duan ta ndëshkojnë se ka shumë korrupsion te ai. Ai pranoi që është fajtor dhe do marrë ndëshkim më të vogël sa i takon. Do shikojmë sa thellë shkon dhe çfarë dënimi do marrë.

Robert Papa:Mbas dënimit në shkurt, ne si gazetarë a do kemi akses nga dosja e tij? Janë dy vjet hetim. Mbi 8 mijë faqe hetime dhe përgjime. Është e mundur për ne?

Dan Fridman: Besoj po, por nuk mendoj se është rasti i tillë, domosdoshmërisht. Mund të nxjerrin ndonjë dëshmi nga Juria e Madhe, ndonjë dëshmi nga dokumentet, gjëra që zakonisht mbesin sekret. Vetëm nëse vendos FBI i nxjerr se është çështje e rëndësishme.

Robert Papa: E di se nuk kemi shume kohe, ç’po ndodh me politikën në SHBA, vendi është shumë i përçarë. Biden -Tramp. Hillari e quan Trumpin Hitler, ai e quan Bidenin, komunist, Kastro.

Dan Fridman: Mendoj se 30% e votuesve janë mbështetës të Trumpit, sa më shumë akuza ngrihen, aq më shumë e mbështesin Trumpin. Ata nuk konsiderojnë kriminel që kreu krime, por po e persekutojnë me hetimet nga DOJ. Kjo po sjell ndarjen në SHBA. Nga pollet, shumica e amerikane duan kandidatë ndryshe në të dy krahët. Demokratët do votonin Biden, por do preferonin një kandidat më të ri. Shumë nga e majta nuk pëlqejnë politikat e Biden lidhur me Izraelin. Shumë republikanë nuk do donin Trumpin, gjithashtu. Dhe jemi në grackë në këtë qerthull. Problemi është Trump. Nxit ato forca, nuk them fashiste, por të ekstremit të djathtë. Regresivë, njerëz të egërsuar nga politika.’

Robert Papa: Pollet e fundit, nëse zgjedhjet mbahen, tani ai fiton.

Dan Fridman. Nga pollet e Nju Jork Times në shtetet që e dredhin, ai mund të fitojë, edhe shtet- betejat, kjo është habitëse. Shumica e tyre do votonin për Trump se nuk janë të lumtur me Bidenin. Nuk ka shumë evidencë, Trump bëri shumë mirë për menaxhimin e ekonomisë por njerëzit besojnë ndryshe.. Shumë mbase nuk pëlqejnë Trump, por thonë po shikoj për alternativën e Bidenit edhe pse Trump është akuzuar 4 herë. Ai mund të dënohet për krimet mbas 5 muajsh. Është një situatë e paimagjinueshme.

Robert Papa: Për të huajt duket keq, se akuzohet një ish- president. A tregon kjo forcën apo dobësinë e Amerikës, te drejtësia e saj?

Dan Fridman: Tregon se asnjë nuk është mbi ligjin. Ai operoi me bindjen se nuk do ngrinin akuza në gjykatë ndaj tij. Mendon se çdo gjë kundër tij është politike. Shiko vetëm akuzat e Floridas, dokumentet e klasifikuara. Nuk i dorëzoi, urdhëroi që t’i fshehin dokumentet. Ai e shkeli gjyqin dhe gjithkush do ndëshkojë për këtë .Kujtoi se duke qenë ish-presidentët ata nuk do ngrinin akuza ndaj tij. Por e çuan në gjykatë se ai është nënshtetas si gjithkush.

Robert Papa. Duket politike se ata mund ta kishin bërë me herët? Por tani në prag të zgjedhjeve paraeliminatore

Dan Friedman: Po, por po prisnin të kishin fakte për akuzat. Kur kuptuan se ai ende po fshinte dokumentet e marra nga Shtëpia e Bardhë, reaguan.

Robert Papa: Duket që rrjetet janë përçare gjithashtu. Nju Jork Times, Uashington Post. A po merr më shumë fuqi media online?

Dan Fridman: Po ndryshon mënyra se si njerëzit konsumojnë lajme dhe se di kush po fiton pushtet. NY Times dhe Uashington Post, edhe pse kritikët i quajnë të majta, mbeten zëra të mëdhenj institucionalë.

Robert Papa: Që kur kam ardhur këtu në shkolle, ka qenë ndryshe në TV, S’kemi Dan Radher, Peter Xhenings apo Uollter Kronkrajt. Nuk ka personalitet të tillë më.

Dan Fridman: Njerëzit gjejnë rrugë të tjera të marrin informacion. Dikur ishin pak kanale, s’kishin shumë zgjedhje. Tani ka shume kanale televizive.

Rruga Press

YouTube player