Lajme

Fermerët kundër ‘Ballkanit të Hapur’. Nuk ka asnjë subvencion nga qeveria Rama, kemi dalë deficit, po na shkatërron prodhimi serb

Fermërët në qytete të ndryshme të Shqipërisë vazhdojnë të ankohen se po falimentojnë si shkak i nismës të ‘Ballkanit të Hapur’.

Ata janë shprehur se malli vjen nga Serbia me çmim shumë të ulët për shkak të referencave, duke e stopuar kështu prodhimin vendas, pasi kostot me të cilat po përballen janë të larta.

Medat Rusi, fermer ka pohuar ditën e sotme për ‘Syri Televizion’ në emisionin e mëngjesit se qeveria veç faktit që nuk po i ndihmon vetë, ju ka mohuar edhe ndihmat e Komunitetin Europian, ku sipas tij me siguri ato paketa financiare janë kthyer ne resorte për qeveritarët.

Sakaq zoti Rusi ka kujtuar se në kohën kur ministër finance ishte Ritvan Bode, që i ndihmonte për tregun, fermerët hipnin në mollë krasisnin dhe këndonim si bilbila, kurse tani hipin në mollë, kujtojnë qeverinë dhe qajnë.

Lexo më shumë  KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në veri

Medat Rusi:

“Ne e akuzojmë Ballkanin në këtë drejtim sepse nuk ka faji Ballkani, malli do të futet atje por me kosto të ulët dhe ne po akuzojnë qeverinë që nuk subvencionon asgjë.

Edhe ndihmat e ‘Komunitetit Europian’ për bujqësinë nuk po na i japin, rrezik janë bërë resorte për qeveritarët.

Këtu tek ne pavarësisht se bëhet politika nuk ka asnjë lloj ndihme. Kemi një Ministri Bujqësie dhe drejtoria që del nëpër bashki, por ti nuk e njeh agronomin e bashkisë dhe askush nuk interesohet vec medias.

Kur problemi del në media, vjen ministri i bujqësisë na mbledh intelektualët që janë nëpër punëra shteti e nuk diskuton se çfarë po bëhet me bujkun e thjeshtë, e si do të vejë puna mbarë.

Po të na subvenciononte shteti si duhet, ashtu siç ndodh në Maqedoni, edhe ne do ta kishim dhënë me çmim më të ulët mollën, po kështu me këto kushte ne dalim difiçit. Po i shesim të gjitha makineritë që kishim për bujqësinë, për mollën.

Kur i presim pemët e mollës, na mbushen sytë me lot sepse i kemi rritur vetë, bashkë me fëmijët.

Më përpara kur qe ministër finance Ritvan Bode që na ndihmonte për tregun, hipnin në mollë krasisnim dhe këndonim si bilbila, kurse tani hipim në mollë, kujtojmë qeverinë dhe qajmë, presim mollët dhe nuk të bën dora të kujdesesh për to sepse do dalësh më humbje.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
YouTube player