Lajme

Fermerët e Maliqit në protestë para bashkisë: Qeveria duhet të kompensojë dëmet nga përmbytjet

Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në sektorin bujqësor protestuan sot përpara Bashkisë së Maliqit, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe dëmshpërblim për humbjet e mëdha që kanë pësuar.

Banorët dhe fermerët kanë denoncuar se përmbytjet e fundit kanë shkatërruar prodhimin e tyre, duke lënë shumë familje në pamundësi për të përmbushur nevojat e jetesës.

Lexo më shumë  The Atlantic: Protestat në Shqipëri u kthyen në revoltë kundër qeverisë së Edi Ramës

Ata akuzojnë shtetin për mosveprim dhe kërkojnë që fondet për kompensimin e dëmeve të shpallen sa më shpejt.

Protesta po mbahet nën vëzhgimin e një numri të madh forcash policore, të cilat janë pozicionuar në hyrje të Bashkisë.

Sipas tyre, humbjet e shkaktuara jo vetëm godasin ekonominë familjare, por edhe sektorin bujqësor në përgjithësi, duke rrezikuar sigurinë ushqimore në rajon.

Lexo më shumë  Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Fermerët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat derisa të marrin përgjigje konkrete nga shteti për dëmshpërblimet e premtuara.

Rruga Press

YouTube player