Lajme

Fermerët e Divjakës ‘magazinojnë’ mijëra tonelata patate për shkak të mungesës së tregut

Mijëra tonelata patate janë magazinuar nëpër banesat e fermerëve në Divjakë, pasi mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët po e detyron ata të ruajnë prodhimin në kushte primitive.

Kultura e patates është burimi kryesor i të ardhurave për fermerët e zonës, por përveç çmimit prej 250 lekësh për kilogram, futja e patates së importuar dhe mungesa e tregut e bëjnë të pamundur shitjen në kohë.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Sipas fermerëve, puna dhe djersa e tyre shkon dëm çdo vit, ndërsa brenda një viti bujqësor në Divjakë mbillen 600 deri në 700 hektarë patate.

Ata tregojnë se problemi nuk është i ri: dy deri në tre vitet e fundit, të njëjtin fat e kanë pësuar edhe kultura të tjera si lakra, lulelakra, karrota dhe brokoli.

Kushtet tokësore dhe klimaterike të zonës lejojnë që patatja të mbillet dy herë në vit në janar dhe gusht, por tani fermerët janë të detyruar ta magazinojnë në banesa për të mos e humbur prodhimin, pasi nëse lihet në tokë, ai prishet.

Lexo më shumë  Toka bujqësore për të huajt, ekspertët paralajmërojnë pabarazi dhe rrezik për ish-pronarët

Rruga Press

YouTube player