Uncategorized

Fëmijët e 4 qyteteve marshim në Elbasan kundër ndotjes së mjedisit

Në qytetin e Elbasanit ka nisur marshimi i fëmijëvë nga katër qytete, në lidhje me ndotjen e mjedisit. Këta janë fëmijë të shkollave të Elbasanit, Durrësit, Peshkopisë dhe Burrelit.

Ata janë bërë bashkë për një kauzë shumë të rëndësishme.

Nuk ka të bëjë vetem me mbrojten e mjedisit nga mbetjet industriale por edhe nga mungesa e infrastrukturës në shkolla, që ka çuar në ngrohjen me dru.

Fëmijët u kanë bërë thirrje qytetarëve por edhe qeveritarëve për të mbrojtur mjedisin. Ata kërkojnë sensibilizimin e të gjithëve për këtë çështje shumë delikate.

“Rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit, bashkitë të përmirësojnë infrastrukturën në shkolla, tema e mjedisit të trajtohet me vëmendje, të hartohen plane mjedisore, të monitorohet cilësia e ajrit dhe të kontrollohet pluhuri i shkaktuar nga ndërtimet, mjedisi ka rëndësi, të bashkohemi të gjithë.

Ndaj kemi nisur me këtë marshim të parë, të jetë një ogur i mbarë nga rinia për rininë, duam ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe politikbërësve.

Jemi nxënës që vijmë nga shkolla të ndryshme, nga zona që ndikohen, janë edhe fëmijë që vijnë nga zona industriale”– u shpreh një prej fëmijëve.

“Gjëja më rëndësishë eshtë të mbrojmë planetin, kujtoni fëmijët e tyre, se askush nuk është imun” – tha një tjetër.

“Vullneti i fëmijëve për të mbrojtur tokën është shumë i madh, mesazhi jonë është të mbrojmë mdjedisin, të ndërgjegjësojmë qytetarët dhe politikbërësit”– u shpreh një fëmijë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *