KryesoreLajme

Faton Peci: Qeverisja jonë, në shërbim të zhvillimit dhe bizneseve lokale

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar fabrikën e tekstilit Eurotex, e cila prodhon uniforma pune dhe punëson 25 punëtorë.

Peci u shpreh se aty pa nga afër shembullin e punës dhe profesionalizmit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore.

“Qeverisja jonë është e orientuar drejt mbështetjes së bizneseve, sepse vetëm përmes zhvillimit ekonomik sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, tha ai.

Lexo më shumë  Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Sipas Pecit, Mitrovica e re dhe zhvillimi i saj nisin me një qasje të fortë ndaj përkrahjes së bizneseve lokale.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Maqedonci: Serbia si Rusia, ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën