BallinaLajme

Fasonët i kërkojnë KQZ të pezullojë gjobat para dhe pas zgjedhjeve

Industria fason kërkon që inspektimet e organeve tatimore dhe çdo organi tjetër shtetëror në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të pezullohet të paktën 4 muaj para dhe pas zgjedhjeve.

Kërkesa është adresuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Shoqata Pro-Eksport Albania, që thotë se përfaqëson 700 fabrika të industrisë së veshjeve dhe këpucëve, që në 2019 jepte mbi 40 për qind të eksporteve dhe punësonte mbi 70 mijë persona.

Shoqata i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

“Të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet, Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve të tij”, thuhet në kërkesën e fasonëve.

Lexo më shumë  Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Shoqata nënkupton se praktika gjobëvënëse në kundërshtim me ligjet dhe vendimet e Qeverisë janë vënë re para dhe pas zgjedhjeve në të shkuarën. Shoqata Pro-Eksport Albania kujton një ligj të miratuar në 2014-ën, që fal të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura para dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit të 2013-ës.

Fasonët besojnë se kjo masë do të shmangte ndikimet para, gjatë dhe pas votimit.

“E gjitha kjo në frymën e mosndikimit paraprak ose retro te tij. Kjo e mbështetur edhe në eksperiencat e mëparshme të ndodhura siç ishte Ligji Nr. 39/2014 Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrollove dhe verifikimeve Tatimore për periudhën 1 Mars deri më 31 Gusht 2013”, thuhet në letër.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

Në prill të 2014-ës, Kuvendi miratoi një ligj që shfuqizoi të gjitha gjobat dhe ndëshkimet e tjera administrative ndaj bizneseve nga periudha 31 mars 2013 deri më 31 gusht 2013. Këto gjoba u vlerësuan si abuzive në atë kohë nga Partia Socialiste, që i cilësonte si formë presioni dhe ndëshkimi nga qeveria e PD-së për të siguruar vota në zgjedhjet e 23 qershorit.

Rruga Press

YouTube player