BallinaLajme

Europa mbyllet për festa

Vendet e Bashkimit Europian po shtrëngojnë me radhë masat kufizuese nga frika e përhapjes së koronavirusit me rastin e festave të fundvitit. Holanda është e fundit që njoftoi mbylljen totale me Britaninë e Madhe, ndërsa më herët Italia, Greqia, Gjermania dhe Austria morën masa drastike izoluese.

Vendimet e marra nga këto vende pasuan thirrjen udhëzuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që me rastin e festave edhe në takimet familjare të mbahej maska mbrojtëse e përhapjes së virusit.

Athinë

Në Greqi, ku sipas hetimeve epidemiologjike të kryera kryesisht në zonën e Selanikut dhe rrethina rezultoi se pjesa dërrmuese e përhapjes së infeksionit ishin vatra familjare, Qeveria ka vendosur masa të reja kufizuese me rastin e festave.

Sipas këtyre masave, orari ndalim-qarkullimit rritet me 11 orë, duke filluar nga ora 18:00 deri në 05:00. Ky kufizim vetvetiu parandalon edhe tubimet dhe grumbullimet familjare që mund të pasojnë festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

Romë

Italia ka hyrë e gjitha në karantinë, pas vendimit të Qeverisë për të hequr dorë nga praktika e ndjekur deri më tani për të vendosur masat sipas rajoneve në varësi të përhapjes së virusit. Pas vendimit të Qeverisë “Conte”, tashmë i gjithë vendi është shpallur zonë e kuqe me ndalim-qarkullimi, duke pezulluar të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse.

Vjenë

Austria po ashtu pothuajse ka mbyllur plotësisht kufijtë e saj, duke kufizuar edhe mjetet e transportit tranzit, ndërsa Holanda, Belgjika, Austria dhe Italia njoftuanmbylljen totale të kufijve me Britaninë e Madhe pas raportimeve për shpërthimin e një mutacionit të ri virusi në Anglinë Jugore, megjithëse autoritetet dhe OBSh ende nuk mund të thonë asgjë për vdekshmërinë e tij.

Londër. Alarmi në maksimum për Covid-19

Belgjika njoftoi sot se të gjithë udhëtarët pa leje qëndrimi, të cilët hyjnë në vend, do të duhet të paraqesin një provë testi negativ të COVID-19. “Personat që udhëtojnë në Belgjikë, që nga 25 dhjetori do të duhet të paraqesin një test negativ COVID-19”, njoftoi qeveria në një deklaratë. “Vendimi është marrë për të parandaluar një valë të re infektimesh pas periudhës së festës së Krishtlindjes”, shtoi ajo. Sipas deklaratës, ata që vijnë nga vende të caktuara si zona të kuqe dhe nuk paraqesin një rezultat negativ testi nuk do të pranohen në vend. Pothuajse i gjithë Bashkimi Europian përcaktohet si një zonë e kuqe me rrezik të lartë në hartën e rrezikut të Bllokut.

Amsterdam. Holanda njoftoi mbylljen totale të kufijve me Britaninë e Madhe

Këto janë vendet e BE me masa kufizuese ekstreme, që duke shfrytëzuar periudhën e festave po përpiqen që të ndalin përhapjen e infeksioni. Po në rajon? I vetmi vend që ka dalë me ashpërsim lëvizjes me rastin e festave është Maqedonia e Veriut, duke ndaluar tubimet me rastin e festave.

Intervali kohor i kufizimeve për vendet e BE shkon nga data 10 deri më 18 janar, ndërsa Maqedonia shkon deri më 20 janar. Ajo ndalon organizimin festave të ndryshme në prag të fundvitit, si edhe grumbullimi i personave. Këto masa sipas autoriteteve shëndetësore kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit. Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.

Po Shqipëria? Në vendin tonë e vetmja masë e ndërmarrë deri më tani e mbylljes së shkollave në datën 24 dhjetor dhe e hapjes së tyre më 11 janar të vitit tjetër. Sa u përket mbledhjes për festime, në fuqi mbetet ende vendimi i Këshillit të Ministrave që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave në ambiente të hapura ose të mbyllura.

Kjo do të thotë se grumbullimi për të festuar familjarisht Krishtlindjet dhe Vitin e Ri lihet në dorë të qytetarëve. Pra, sipas këtij vendimi kufizues, në Shqipëri mund të mblidhen dhe festojnë normalisht të paktën 3 familje.

Versioni i ri i Covid-19 – Britania jep alarmin
Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.
Sipas VOA, kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një mbledhje të kabinetit të premten ndërkohë që po shtohet alarmi për kërcënimin nga ky mutacion, i cili është pagëzuar me inicialet VUI -202012/01. Zoti Johnson tha në një konferencë për shtyp të shtunën se nuk ka ende prova që vaksinat ekzistuese nuk japin efekt përballë këtij varianti, por shtoi “Ka shumë të panjohura ende”.
Ai vuri në dukje se variant i ri është deri në 70% më ngjitës se variantet e mëparshme.
Udhëheqësi britanik njoftoi një mbyllje thuajse të plotë të Londrës dhe Anglisë juglindore, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Të gjithë dyqanet për artikuj jo të domosdoshëm janë të mbyllur dhe nuk lejohet lëvizja e banorëve nga Londra për në një pjesë të madhe të Anglisë juglindore dhe anasjelltas.

“Nuk mund të vazhdojmë me planet e mëparshme të Krishtlindjes” tha ai duke theksuar se lehtësimi i rregulloreve që ishte njoftuar për festa do të anulohet. Në Londër dhe Anglinë juglindore familjet nuk lejohen të shoqërohen ose vizitojnë familje të tjera për festën. Në pjesën tjetër të vendit, vetëm për Krishtlindje lejohet festimi bashkarisht për deri në tre familje së bashku.
“Duhet të theksoj se sa e komplikuar është puna për të sqaruar këtë situatë, për të kuptuar se çfarë ndodh,” tha për BBC-në zëvendës drejtori i Laboratorit Evropian për Biologjinë Molekulare, Ewan Birney.
Ministri i shëndetësisë Matt Hancock tha më herët se varianti i ri mund të jetë faktor në përhapjen më të shpejtë të koronavirusit në Anglinë juglindore dhe Londër, por nuk ka prova që sugjerojnë se shkakton sëmundje më të rëndë apo se u reziston vaksinave që sapo janë miratuar në SHBA dhe Britani.
Zyrtari më i lartë mjekësor britanik Chris Whitty, tha se Britania kishte njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për faktin se varianti i ri është më ngjitës. “Nuk ka aktualisht prova që tregojnë se ky mutacion ka ritme më të larta vdekshmërie apo se u reziston më shumë vaksinave ose mjekimeve. Po vazhdon punë urgjente për ta analizuar këtë,” tha ai përmes një deklarate.
Jeremy Farrar, drejtor i grupit Wellcome Trust dhe këshilltar për qeverinë paralajmëroi të shtunën se situata ishte shqetësuese. “Varianti i ri i COVID-19 është shqetësues dhe shkak real për alarm dhe vigjilencë më të madhe. Kërkimet vazhdojnë për të kuptuar por është e nevojshme të veprojmë pa vonesë. Nuk ka cep të Britanisë apo globit që nuk duhet të shqetësohet. Situata është e brishtë”.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Johnson zhvilloi bisedime emergjente me ministrat e parë të qeverive të Skocisë dhe Uellsit.
Varianti i ri i virusit përmban 23 mutacione, përfshirë në proteinën që i mundëson këtij patogjeni të penetrojë në qelizat e njeriut dhe të shumohet. Që nga shfaqja e virusit në Wuhan të Kinës janë shfaqur shumë mutacione. Virologët thonë se pjesa më e madhe e mutacioneve është evolim normal i virusit, por në disa raste mund të rezultojë në shtim të kapacitetit për infektim.
Sipas këshilltarëve shkencorë të qeverisë, variant i ri po bëhet shumë shpejt virusi dominues dhe se mund të jetë i pranishëm në disa vende.
Puna për të kuptuar këtë variant të ri vazhdon thotë Mark Walport, anëtar i grupit këshillimor.
“Pa diskutim që duket e mundshme që ky virus përcillet më lehtë. Kjo e bën distancimin fizik edhe më kritik,” shtoi ai.
Shkencëtarët thonë se do të duhen dy javë për të kuptuar se si reagon ky virus ndaj vaksinës, por virologët shpresojnë se nuk do të jetë sjellë ulje të mbrojtjes imunitare për organizmin.
Spitalet në Angli po regjistrojnë shifra rekord pacientësh me COVID-19. Rreth 38 milionë vetë në Angli janë nën urdhra të rrepta izolimi. Masat e reja e vënë këtë rajon praktikisht nën urdhra mbylljeje thuajse të plotë, gjë që zoti Johnson kishte thënë disa ditë më parë se do të përpiqej ta shmangte me çdo mënyrë.

Rruga Press

YouTube player