BallinaLajme

Familjet e viktimave të Covid-19 padisin qeverinë italiane për 100 milion euro


Rreth 500 të afërm të viktimave nga koronavirusi po padisin shtetin italian për 100 milion euro, duke akuzuar sistemit shëndetësor një numër të madh dështimesh në fazat e hershme të pandemisë.

Padija po drejtohet nga grupi “Noi Denunceremo” (Ne Do të Denoncojmë), i cili tashmë ka depozituar rreth 300 ankesa tek prokurorët në Bergamo, qyteti në rajonin verior të Lombardisë që u godit më shumë nga vala e parë e virusit.

Ajo synon kryeministrin Xhuzepe Konte, Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza dhe presidentin e rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Italia ishte vendi i parë jashtë Kinës që pësoi një shpërthim të madh të koronavirusit dhe mbetet një nga më të goditurit, me gati 70,000 vdekje të raportuara deri më tani.

Procedimi gjyqësor pretendon se qeveria ka ndërmarrë hapa të gabuar që kanë cuar në vdekjen e qytetarëve, duke filluar me një vendim për të rihapur spitalin Alzano në 23 shkurt, pasi u mbyll pas zbulimit të rasteve të para Covid-19.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

Deklarata përmendi gjithashtu një “vonesë të rëndë” në mbylljen e qyteteve të infektuara si dhe mungesën e planeve të azhurnuara të pandemisë në të dy nivelet lokale dhe rajonale.

Qeveria italiane vendosi një bllokim kombëtar në 10 mars, por prokurorët në Lombardi po hetojnë nëse masat duhej të ishin ndërmarrë më herët. Udhëheqësit rajonalë dhe qeveria e Kontes fajësojnë njëri-tjetrin.

“Ky procedim do të konsiderohet si një dhuratë e Krishtlindjes për ata që duhet të kishin marrë masa dhe nuk e bënë, ndërsa në Itali në 25 dhjetor, do të ketë 70,000 karrige bosh në tavolinat e familjeve italiane,” tha presidenti i “Noi Denunceremo” Luca Fusco.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

“Me planifikimin e duhur, siç kërkohet vazhdimisht nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ne jemi të sigurt se do të kishte pasur shumë më pak.”

Më shumë se gjysma e viktimave nga koronavirusi në Italia janë regjistruar deri në mes të korrikut, kur infeksionet arritën pikën e tyre më të ulët, që do të thotë se vala e dytë duket se do të jetë më pak vdekjeprurëse se e para.

Qeveria nuk pranoi të vendoste një bllokim tjetër të plotë pasi numri i të infektuarve duket se u rrit përsëri në tetor, duke urdhëruar kufizime të forta në rajone të caktuara.

Masa të mëtejshme në të gjithë vendin u vendosën gjithashtu gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Rruga Press

YouTube player