Familja me 6 anëtarë në Korçë, jeton me asistencë 5 mijë lekë në muaj
Termometri në qarkun e Korçës tregon disa gradë nën zero. Ngricat dhe i ftohti e bëjnë të vështirë jetën për qindra familje me përkrahje ekonomike.
Një prej tyre është familja Hyska me 6 anëtarë. Kryefamiljari nuk ndodhej në banesë. Ai kishte dalë për të siguruar të ardhura për të ushqyer fëmijët.
“Kam 4 fëmijë, nuk kam ndihmë ekonomike asgjë, vetëm 50 mijë lekë (të vjetra) asistencë. Burrin e kam të sëmurë, djalin të sëmurë”, tregon Edmira Hyska.
Moti i ftohtë është rrezik për fëmijën. Nëna nuk ka para për të blerë dru për ngrohje.
“Skam dru. Burri del për dru po e lënë në mal të marrë, lajmërojnë policinë. Po shkoi burri në mal të marrë dru lajmërojnë policinë dhe e futin brenda”, shprehet nëna e fëmijëve.
Në qarkun e Korçës janë 8,500 familje që marrin ndihmë ekonomike.
Më të varfrit marrin 15 mijë lekë në muaj. ndërsa familja Hyska merr 3 herë më pak.
Më këto të ardhura, mamaja e 4 fëmijëve nuk i plotëson dot kërkesat minimale të tyre.
“Ata (fëmijët) e dinë që s’kemi dhe nuk kërkojnë”, shprehet ajo. /euronews.al/
Rruga Press