BotaKryesore

Familja afgane shet foshnjen për 500 dollarë, nëna: Fëmijët e tjerë po vdisnin urie

AFGANISTAN– Një rast i cili është bërë publik nga BBC ka tronditur opinionin. Shumë familje në Afganistan po përballen me një krizë ekonomike dhe situata sa vjen e përkeqësohet që pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Ato po vuajnë nga mungesa e ushqimit e kjo krizë ka vënë në pah rastet tronditëse ku familjet detyrohen të shesin fëmijët e tyre për të përfituar ekonomikisht.

Një familje afgane ka shitur vajzën e tyre për 500 dollarë. Ky lajm ka bërë xhiron në rrjet duke prekur zemrën e mijëra qytetarëve. Prindërit e foshnjës thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër, pasi fëmijët e tjerë po vdisnin nga uria.

Lexo më shumë  Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

“Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria andaj u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur, ajo është fëmija im”,- ka thënë nëna e foshnjes.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Lexo më shumë  Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *