Lajme

Europol konfiskon 63 mln euro, arrestohen 544 persona për barna të falsifikuara

YouTube player

544 persona janë arrestuar pas një hetimi 9 mujor nga Europol për trafikimin e barnave të falsifikuara dhe substancave doping.

Operacioni u zhvillua në 27 vende, mes të cilave në 20 vende të Europës, ku u zbuluan 5 laboratorë të jashtëligjshëm që prodhonin ilaçe.

Në raport nënvizohet se trafikantët për të rritur fitimet e tyre, shpërndnin kurave të rreme anti-COVID dhe falsifikonin pajisjeve mjekësore dhe dezinfektues.

Lexo më shumë  Kurti e nisi fushatën zgjedhore duke u takuar me qytetarë në fshatrat e Gjakovës

Ndërkohë grupet kriminale trafikonin substanca dopingu dhe medikamente të ndryshme si ilaçe kundër kancerit, ilaçe për mosfunksionimin e ereksionit, qetësues kundër dhimbjeve, dhe antiviralë.

Më pas, produktet shiteshin online nëpërmjet 283 faqeve në internet.

“1 029 faqe interneti të monitoruara. 1 397 çështje gjyqësore të hapura”, thuhet në njoftimin e Europol.

Nga ky aksion janë bërë konfiskime me vlerë 63 milionë euro dhe më shumë se 25 milionë njësi ilaçesh dhe substancash doping.

Lexo më shumë  Kosova marrëveshje me Shqipërinë për pasqyrimin e krimeve të luftës

Po kështu janë kryer hetime për 33 grupe të krimit të organizuar dhe në 37 kompani.

Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Çekia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja.

Vendet e tjera: Bosnja Hercegovina, Kolumbia, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara. /euronews albania/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *