KryesoreLajme

Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka njoftuar se, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Ai theksoi se me 19 kontrata aktive, ekipi i Ministrisë së Infrastrukturës është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të siguruar që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Durmishi bëri thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes, duke respektuar rregullat dhe duke u përshtatur kushteve të rrugës,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e sigurisë për të gjithë ata që përdorin rrugët gjatë periudhës së reshjeve.

Rruga Press

YouTube player