KryesoreLajme

Eurodeputetja Cramon liston shkeljet e rënda në zgjedhjet e Serbisë: Duhet hetim ndërkombëtar, frikësuan votuesit

Eurodeputetja, Viola von Cramon ka kërkuar hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e mbajtura të dielën në Serbi, ku Aleksandër Vuçiç deklaroi fitore absolute. Si pjesë e delegacionit nga PE-ja si vëzhguese në zgjedhjet e së dielës, Cramon liston një sërë shkeljesh që u kryen gjatë procesit duke shtuar se është duke pritur një respektim mëtë lartë të standardeve demokratike nga një vend kandidat i BE-së.

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”.- u shpreh Cramon.

Ajo tha se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

“Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”.

Von Cramon shkroi se nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë.

“Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet”.

Më 17 dhjetor, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore. Partia e presidentit aktual Vuçiç, SNS, ka shpallë fitore absolute.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Edhe ministria Gjermane theksoi se në rast se ka patur frikësim të votuesve apo minim të procesit demokratik do të ishte e papranueshme për Serbinë. Nga ana tjetër mijëra protestues dhe opozita serbe kanë protestuar ditën e djeshme pasi pretendojnë se ka patur manipulim të votave.

YouTube player