Lajme

Eskiu: Kërcënimet e rektorit Gjata ndaj pedagogëve nuk janë surprizë, e ka bërë edhe në 2018-ën

Pedagogu Erges Eskiu ka folur për denoncimin e tij në lidhje me rektorin e mjekësisë Arben Gjata që u bënte presion pedagogëve për të refuzuar bojkotin.

Eskiu ka treguar kërcënimet e rektorit Gjata ndaj pedagogëve duke i marrë në telefon dhe kërkuar takim në zyrë por edhe duke i takuar në rrugë.

Sipas Eskiut, rektori duhej të ishte në krahë ose të mos ndërhynte fare, pasi nuk mund të bëhet mburojë e shtetit dhe të kapë pedagogët në rrugë që mos përfshihen apo largohen nga protesta.

Eskiu: Rektori ka bërë të njëjtën gjë edhe në 2018-ën ndaj unë nuk e kam surprizë denoncimin që kanë bërë kolegët te unë apo bashkëshortja ime. Ne shkuam dje në protestë dhe kemi takuar miq e kolegë dhe po thoshin se e kemi merakun vetëm te përçarja sepse po kërcënohemi. Janë marrë dje dy pedagogë dhe janë kërcënuar, një pedagog tjetër që kishte bërë një deklaratë në mëngjes së bashku me tre kolegë në krahë dhe është thirrur nga rektori në telefon që ti shkonte në zyrë dhe të bisedonin. Çfarë donte ky me mua, do tmë kërcënojë me vendin e punës se përse del ti flet.

Tjetër metodë ishte që takonte njerëz në rrugë dhe i thoshte se çfarë përfaqëson, mjekët apo pedagogët. Përfaqësoi mjekët por nuk më pengon që të mbështes kauzën e një sindikate tjetër që është e drejtë në bindjen time. Ik mor djal ç’ke ti me këtë punë shko shiko punën tënde.

Ndërkohë që rektori duhet ti dalë në krahë pedagogëve i pari duhet të kërkojë mbështetje më tepër për arsimin dhe nuk mund të pranojë as rektori vetë se ajo rritja e parë sepse ishte mashtrim.

Rektori duhej të ishte në krahë ose të mos ndërhynte fare. Nuk mundesh ti të bëhesh mburojë e shtetit dhe të kapësh pedagogët në rrugë që mos u përfshini apo largohuni nga protesta.

Rruga Press

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *