Lajme

Epopeja e UÇK-së sot përmbyllet me Natën e Zjarreve

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të të ngjarjes historike “Epopesë së UÇK-së” që nisi më 5 mars, do të përfundojnë sot.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit gjithëpopullor, Epopesë së UÇK-së.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UCK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ndryshe dje dhe pardje me aktivitete u shënua 25 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në përvjetorin të 25-të të kësaj ngjarjeje historike, u mbajt parada e FSK-së, ku Kuadratet e Ushtrisë së Kosovës u rreshtuan në nderim të “Epopesë së UÇK-së”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në këtë 25 vjetor të Epopesë së UÇK-Së, nderime pranë Obeliskut të Lirisë, si simbol i nderimit të epopesë së UÇK-së, bënë ushtarakët, komandantja supreme, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Kurse dje Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancë në shënim të Epopesë së UÇK-së, si dhe u mbajt një Akademi Përkujtimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *