Opinion/Aktualitet

Epoka e popullit Post-Lefter dhe fundi i Lefter-Qeverive do të vijë kur të ndryshojë Ligji i Pashkruar

Lefter Koka ka folur për herë të parë pas arrestimit. “Kam respektuar ligjin”, mësohet të ketë thënë ai përmes avokatit të tij.

Seanca me dyer të mbyllura ka përfunduar dhe se trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua dy ditë më parë me parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Këto akuza kanë të bëjnë me shkelje të ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Por, e dimë fare mirë se janë ca ligje të tjerë që e tejkalojnë gjithë kornizën ligjore të një Republike. Ato janë ligjet e pashkruar, të cilët Lefter Koka nuk i ka shkelur aspak, por ka qenë po aq besnik ndaj tyre sa çdo pushtetar i zakonshëm në Shqipëri në dekada.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Sa herë kemi dëgjuar që dikush të thotë me bindje se çdokush që është në pushtet sigurisht që do të vjedhë pak; rëndësi ka vetëm që ai të bëjë ndonjë punë.

Këtë devizë mbarëpopullore e ka ndjekur secili politikan që ka prodhuar ky vend. Se sa është “pak” apo “shumë”, qoftë në punë apo qoftë në grabitje të pasurive publike, këtë e përcakton vetëm gjykimi rrethanor. Nuk dihet të ketë ndonjë pushtetar që nuk ka punuar fare, secili ka bërë diçka për të justifikuar pozicionin, ashtu siç nuk dihet të ketë ndonjë pushtetar që të mos e ketë parë pushtetin si mënyrë pasurimi të tij dhe rrethit të tij.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Në këtë kuptim, Lefter Koka ka shumë të drejtë kur shprehet se ai ka respektuar ligjin, ai vetëm nuk e përcakton se e ka fjalën për ligjin e pashkruar, ligj i popullit shqiptar që i vesh vetvetes imazhin e Lefterit.

Kjo është arsyeja se pse “afera e inceneratorëve” nuk e rrëzoi qeverinë, as që i shkoi kujt ndërmend kjo, dhe pse Lefteri nuk do tërheqë me vete në burg ministrin Arben Ahmetaj dhe kryeministrin Rama.

Vetëm atëherë kur Ligji i Pashkruar do të ndryshojë, po atëherë do të jetë fundi i Lefeter-Qeverive dhe epoka e Popullit Post-Lefter.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *