Lajme

Banorët e ‘5 Majit’: Do blejmë kallashë, hekur e gurë, Policia të mos afrohet!

TIRANË – “Do blejmë kallashë, hekur e gurë”. Kështu janë shprehur në një intervistë banorët e lagjes ‘5 Maj’ në kryeqytet, të cilët për më shumë se dy muaj janë ngritur në protesta kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për prishjen e banesave të tyre. Ditën e sotme, tre banesa, që kishin arritur marrëveshje me Bashkinë në lagjen ‘5 maj’ në Tiranë janë shembur, por banorët sërish kanë bërë rezistencë dhe sipas tyre, ata do ti mbrojnë me gjak e me forcë shtëpitë e tyre. Ndërkohë që, Bashkia po shembte tre banesat e vëna në shënjestër sot, ata janë shprehur se nëse policia u cenon pronën e tyre nuk dihet si mund të agravojë situata.

Banori: Kam 35 vite si banor i lagjes, jemi me dokumenta e të gjitha. Na ka ardhë një shkresë që do prishte si këto 3 shtëpi këtu. E kemi hedh në gjyq dhe kemi bërë kërkesë sepse nuk jemi dakord. Nuk ka asgjë të pasqyruar dhe konkrete. U bëj thirrje policisë, bashkisë të vijnë të na japin një llogari, ku do shkoj si do veprohet”

Gazetarja: A ju janë bërë të ditura kushtet pas shembjes?

Banori: Do e merrni në të ardhmen thonë, po se dimë se kur. Nëse jam pronari, i kërkoj Veliajt o zotëri hajde më sqaro. Ku do shkoj unë pasi të shembet shtëpia ime? Le të më thotë kjo është godina jote, unë e dua zhvillimin por jo kështu. Kam jetuar gjithe jetën në gurbet për të arritur keto që kam.

Gazetarja: Zotëri, si do i mbroni pronat tuaja?

Banori: Ne u përpoqëm me anë ligjore. Na sollën letër që të lirojmë shtëpinë. Se ku do të shkoj me gjithë kalamajtë nuk e di. Nëse vinë të na shembin shtëpitë me forcë me policinë, nuk e dimë si do reagojmë. Po më erdhën në shtëpi situata do bëhet keq. S’më plas fare! Do e marr personale me këdo që vjen dhe më cenon privatësinë. I bëj thirrje Ambasadës amerikane që të shohin këto monstra që vijnë të na marrin shtëpitë. Të vijë dhe serbi ne nuk i nxjerrim fëmijët nga shtëpia, nuk ikim. Do blemë kallash, hekur e gurë, në atë moment unë do e mbroj. Na sillni kontratën te cili pallat do marr hyrjen dhe kaq, sepse ato që kanë sjellë janë qesharake.

Protestat në lagjen ‘5 maji’ nuk kanë ndalur prej afro dy muajsh dhe banorët janë shprehur se nuk janë kundër projektit të zhvillimit por jo duke mos rënë në dakortësi me to. Kërkesa e tyre e vetme është të kenë kontratë të qartë për hyrjen ose shtëpinë që do marrin pas shembjes, dhe për aq kohë sa Bashkia nuk e ofron një gjë të tillë ata do vijojnë me rezistencën.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *