Bota

EMA: Vendimi për pilulën e Pfizerit, brenda javësh

Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian tha se do të vendosë brenda javësh nëse do të miratojë apo jo për përdorim pilulën e Pfizerit kundër koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara veçse kanë autorizuar për përdorim pilulën e gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer.

Në dhjetor, Agjencia Evropiane për Barna (EMA) u dha të drejtë shteteve që të vendosin nëse duan që të lëshojnë miratim urgjent për përdorimin e pilulës, që njihet me emrin Paxlovid.

Por, EMA tha se tani do të nisë të vlerësojë pilulën me qëllim që t’i japë ose jo miratimin e plotë për përdorim në 27 shtetet e bllokut evropian.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

“EMA do të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet e Paxlovidit në një periudhë të shkurtër kohore dhe mund të publikojë vendimin brenda javësh”, tha kjo agjenci përmes një deklarate për media.

EMA tha se marrja e vendimit do të varet nëse të dhënat e Pfizerit janë “mjaftueshëm të forta”.

Kjo agjenci po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.

Lexo më shumë  Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë

SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive Pfizer dhe Merck.

Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *