KryesoreLajme

Elshani: Mbi 3 mijë targa ilegale të konvertuara në RKS

Konvertimi i targave ilegale të Serbisë në ato RKS është duke vazhduar edhe sot për komunat e veriut të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTKlive se deri më sot janë regjistruar 2750 me targa ilegale në veri të Kosovës.

Ai tha se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.

Lexo më shumë  Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Ndryshe Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar
YouTube player