Bota

Rrëzimi i avionit amerikan në oqean, gjendet i vdekur një prej 6 ushtarakëve

Një avion ushtarak amerikan me gjashtë persona në bord u rrëzua në ishullin Yakushima në jugperëndim të Japonisë.

Roja Bregdetare e Japonisë tha se një person ishte gjetur i vdekur pranë vendit të rrëzimit të avionit.

Sipas informacioneve, motori i avionit kishte marrë flakë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin Yakushima të mërkurën.

Ministria e mbrojtjes e Japonisë tha se avioni u zhduk nga radari në orën 14:40 të mërkurën.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Roja Bregdetare mori një telefonatë pesë minuta më vonë, duke thënë se avioni ishte rrëzuar.

Më pas dërgoi gjashtë varka dhe dy helikopterë në vendngjarje.

Në orën 16:00, helikopterët vunë re atë që dukej si një pjesë e avionit dhe një gomone shpëtimi, tha një zëdhënës për BBC.

Yakushima, në prefekturën Kagoshima, ndodhet në jug të ishullit Kyushu të Japonisë.

Lexo më shumë  Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%
YouTube player