Lajme

Zhvillimet e fundit në vend, Kurti takoi ambasadorin gjerman Rohde

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim Kurti dhe Rohde diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë këtij takimi, Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Lexo më shumë  Britania mbështet Kosovën pa kushte anëtarësimin në KiE

“Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

YouTube player