Sport

”El Confidencial”/Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike përfshihet në korrupsion

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike është përfshirë në një skandal korrupsioni së bashku me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Sipas disa audiopërgjimeve dhe dokumenteve të siguruara nga media spanjolle “El Confidencial”, Pike dhe Rubiales ranë dakord për t’u bërë presion autoriteteve në Arabinë Saudite për të paguar një shumë prej 24 milionë eurosh, në mënyrë që Superkupa e Spanjës të organizohej në kryeqytetin arab, Riad.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Presidenti i Federatës Spanjolle do t’i paguante Pike një shumë prej rreth 6 milionë euro për marrëveshjen dhe u përpoq të mbulonte përfshirjen e futbollistit në kontratën me Arabinë Saudite.

Pike ndihmoi Rubiales të sigurojë marrëveshjen për të transferuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, marrëveshjen që u finalizua në vitin 2019.

“El Confidencial” pretendon se Pike dhe Rubiales kishin qenë në diskutime që nga viti 2018 dhe më pas janë bërë pazare mes tyre për ndarjen e parave nga marrëveshja me Arabainë Saudite. Deri më tani, Pike dhe Rubiales nuk i kanë komentuar këto zbulime.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *