Lajme

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetjen e njëhershme të punëtorëve të sektorit privat.

Përmes një postimi, Murati tha se pagesat janë realizuar në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët.

Lexo më shumë  Rikthehet Arben Ahmetaj - Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë Rama

Ai ka njoftuar gjithashtu se komisioni vlerësues është duke vazhduar punën për masën e mbështetjes për studentët, ndërsa listat përfundimtare do të publikohen sapo të jenë gati për ekzekutim.

“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, ka shkruar Murati.

Lexo më shumë  Skandal/ Ministri i Mbrojtjes e pranon ngjarjen, dy efektivë të Policisë Ushtarake të përfshirë në përplasjen e Radhimës

Sipas tij, për masën e studentëve, qytetarët do të njoftohen pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Rruga Press

YouTube player