Lajme

Eksploziv makinës së kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë, shoqërohen disa persona

Automjetit të kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi i është vënë një sasi lënde plasëse.

Makina e Debreshit, i cili është gjithashtu edhe ish-kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, ishte parkuar përpara banesës së tij, në fshatin Dushaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, kur ka ndodhur shpërthimi, rreth orës 1 pas mesnate.

Policia lokale bëri me dije se sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit dhe nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Elton Debreshi jo pak herë ka dal kundër pronarit të AlbChrome Samir Mane për shkak të kushteve të rënda të punës në minierën e Bulqizës dhe për pasojë është larguar nga vendi i punës.

Policia tha se janë shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *