Lajme

Eksperti italian i fushës së komunikimit digjital dhe inteligjencës artificiale: Ministri AI çmenduri e Ramës! Asnjë përgjegjësi, vetëm qeverisje nga hija

Një koment kritik vjen eksperti italian Marco Camisani Calzolari, pas lajmit se Shqipëria ka emëruar një ministër të ndihmuar nga inteligjenca artificiale për të menaxhuar tenderët publikë. 

Sipas tij, ky nuk është inovacion, por një alibi për të qeverisur pa marrë përgjegjësi. Në një postim të bërë në Instagram, eksperti italian në teknologji dhe komunikim, Marco Camisani Calzolari, e cilëson krijimin e ‘Diellës’, një ide ‘të çmendur’ dhe ‘të rrezikshme për demokracinë’.

Lexo më shumë  77 organizata mjedisore dhe të shoqërisë civile kundër Ramës: Nuk mjaftojnë garancitë politike për Zvërnecin

Shqipëria ka emëruar një ministër të krijuar me inteligjencë artificiale, që duhet të merret me menaxhimin e tenderëve publikë. Ideja bën lajm, por është një çmenduri. Një ministër i bërë nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi dhe nuk mund t’i përgjigjet qytetarëve”, shprehet Calzolari.

Ai shpreh shqetësimin se një sistem i tillë e zhvendos përgjegjësinë nga njerëzit, duke e bërë të pamundur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje. “Kush kontrollon ‘makinën’ mbetet në hije. Ky nuk është inovacion, është alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar”, shton ai.

Lexo më shumë  SPAK godet sërish, sekuestron 150 milionë euro pasuri nga paratë e kokainës të futura në sektorin e ndërtimit dhe lëshon fletarreste për 10 autorët

Rruga Press

YouTube player