Lajme

Eksperti i ekonomisë: “Qeveria të frenojë koncensionet”/Të rishikohet administrata, absurde që ka 8000 punonjës

Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale.

Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ngriti shqetësimin se borxhi publik në Shqipëri ka qenë gjithmonë përtej normave të lejuara.

Danaj: Borxhi publik ka qenë gjithmonë një rrezik për Shqipërinë sepse ka qenë përjet normave të lejuara duke marrë marasysh ekonominë tonë të brendshme dhe prodhimin e brendshëm. Banka Botërore përsërit atë që e ka thënë prej kohësh që Shqipëria po bën një politikë të pastudiouar dhe investime të pastudiuara për sa i përket politkës tonë makro-ekonomike. Kjo tregon një papërgjegjshmëri. Edhe pse në rrugë zyrtare njihet sikur kemi një borxh 78% të prodhimit të brendshëm bruto, nëse bëjmë bashkë dhe eurobondin e fundit shkon borxhi publik më shumë se 90% dhe kjo është shumë alarmante. BB parashikon që mbi 50% e popullsisë rrezikon një varfëri.

Eksperti tha se situata e Shqipërisë edhe në krahasim me rajonin është më e rëndë nag sa mund të perceptohet.  

Lexo më shumë  Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Disa nga masat që eksperti sugjeron të merren në krizëkoncensione

-Gjëja e parë është rishikimi me kujdes i koncesioneve, kjo është më emergjentja. Nuk mund të themi qeveria nuk mund të ndihmojë shtresat në nevojë. Konçesionet, partneritetet publike e private, abuzimi e korrupsioni janë gjëja kryesore që duhet frenuar

-Duhet të bëhet një analizë ekuilibri ekonomik dhe financiar i vendit nëse ja vlen për të mbajtur taksat e larta për të justifikuar apo për të riekuilibruar borxhin publik apo ndoshta do të ishte më mirë që të mbajmë në këmbë konsumin dhe të detyrohemi deri diku të rishikojmë taksat

– Të shikohen abuzimet. Kemi abuzime dhe për sa i përket situatës aktuale përtej realitetit që gjithë bota po e vuan rritjen e çmimeve, për shkak të luftës, pandemisë etj., në Shqipëri vërtetohet edhe një abuzim me këto çmime. Do ishte e nevojshme që të kemi një riekuilibrim

– Duhet një gërshërë për sa i përket koncesioneve dhe shpërdorimit të parave publike. Kemi shpërdorim të tejskajshëm të parave publike

– Do ishte shumë e mirë që qeveria të rishikonte pjesën e administratës. Jemi vendi që kemi administratën më të madhe publike dhe kjo është e papranueshme. Në një vend me 2 mln banorë kemi 8000 punonjës në administratën publike kjo është absurde.

Danaj shtoi se një riekuilibrim, planifikim më i qartë dhe më i detajuar i ekonomisë do të ishte më i mirë dhe sigurisht më i nevojshëm se sa thjesht injektimi i parave./ora/

Lexo më shumë  FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *