EditorialKryesore

EKSKLUZIVE – Letër Borrellit/ Eurodeputetët shqetësohen për armatimin e Serbisë

Ditën e martë, më 19 prill, disa eurodeputetë i janë drejtar me një letër Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Josep Borrellit, në shprehje të shqetësimit të tyrë për paqen në Ballkan.

Ky shqetësim vjen si pasojë e rritjes së vazhdueshme të buxhetit për armatim të Serbisë dhe shpenzimit të këtij buxheti në blerjen e sistemeve ushtarake dhe armëve që thellojnë diferencën në kapacitete ushtarake mes vendeve të Ballkanit, duke i dhënë Serbisë një avantazh ushtarak dukshëm të madh ndaj vendeve fqinje.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të përkthyer në shqip nga Rruga Press :


Bruksel, më 19 Prill 2022

I nderuar Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme e të Sigurisë dhe zv. President i Komisionit, i nderuar Josep Borrell,

Rendi Evropian i sigurisë është nën sulm direkt nga Rusia e Presindetit Putin. Prandaj, është e rëndësisë së lartë që të përgjigjen fuqishëm dhe në unison të gjithë ata që janë për demokraci, të drejta të njeriut dhe liri thelbësore. Përkundër këtyre rrethanave, është jo vetëm për të ardhur keq që vendi kandidat, Serbia, nuk është radhitur në krah me BE-në në sanksionet kundër Rusisë, por për më tepër qeveria e saj as që ka dënuar agresionin e pushtimit rus dhe numrin e lartë të mizorive dhe krimeve të luftës të shkatuara nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë.

Në kontekstin e pyetjeve që ngre ky shqetësim, ne po ju adresojmë juve një tjetër çështje që është relevante për sigunë evropiane. Na bën të dyshojmë nëse Serbia është me të vërtetë e interesuar të bashkohet me Unionin politik të BE-së. Kjo lidhet me politikën e Serbisë ndaj Kinës. Ditëve të fundit, avionët e transportit ushtarak kinez thuhet se kanë dorëzuar pajisje të rëndësishme ushtarake në Serbi. Raportet theksojnë se ushtria kineze ofron një sistem raketash tokë-ajër të krahasueshëm me sistemin Patriot të SHBA-së. Vendimi strategjik për të blerë këtë sistem dhe për ta dorëzuar atë në mes të krizës më të rëndë të sigurisë në Evropë ngre pytje shumë të rëndësishme dhe serioze rreth a) nëse Serbia e dëshiron vërtet integrimin politik në BE, dhe b) për çfarë qëllimesh ushtarake i duhet një sistem i tillë përderisa Serbia është gjeografikisht e rrethuar nga BE-ja dhe vende të lidhura me NATO-n ose BE-në. Fakti që në të kaluarën Serbia gjithashtu ka blerë sisteme kryesore të armëve ruse, shton shqetësimet tona.

Këto dërgesa rrezikojnë të minojnë rendin rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e Kuadrit të Përgjithshëm për Paqen në Bosnje dhe Hercegovinë (GFAP) pala serbe është e detyruar t’i përmbahet Nenit I, Shtojca 1B të GFAP-së, i cili përshkruan kontrollin e armatimit si ‘thelbësorë për krijimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon’, ‘ndërtimin e transparencës e besimit dhe të arrijë nivele të balancuara e të qëndrueshme të forcave të mbrojtjes në shifrat më të ulëta’ dhe thotë se palëve u kërkohet ‘të shmangin një garë armatimi në rajon’. Neni V, Shtojca 1B përshkruan një marrëveshje rajonale të kontrollit të armatimit për ‘ekuilibrin rajonal’, duke përfshirë ‘inspektimet e rregullta’. Ndërmjet vitit 2015 dhe vitit 2021, shpenzimet ushtarake të Serbisë u rritën me 70% (kryesisht për shkak të blerjeve nga Bjellorusia, Rusia dhe Kina). Shpenzimet ushtarake të Serbisë i kalojnë ato të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut së bashku, si dhe ato të Kroacisë anëtare të NATO-s. Sipas mendimit tonë, programi i armatimit të Serbisë shkel të dyja marrëveshjet, GFAP-në dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), veçanërisht në lidhje me nenin 5 të MSA-së dhe Shtojcën III të konkluzioneve të Këshillit të 29 dhe 30 Prill 1997.

Lexo më shumë  Zulfaj për bllokimin e qytetarëve në Serbi: Putini i vogël s’mund ta përballojë suksesin e Kosovës

Ne do të donim t’iu kërkojmë, si çështje urgjente, që të diskutohen për këto veprime të qeverisë serbe në takimin e ardhshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme, në veçanti për objektivat ushtarake serbe, dhe të zhvillohen bisedime shumë të sinqerta dhe të drejtpërdrejta me Presidentin e rizgjedhur serb për strategjitë ushtarake afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të Serbisë dhe nëse vendi ka vullnetin dhe gatishmërinë për rreshtim me BE-në në punët e jashtme dhe sigurinë apo jo.

Sinqerisht,
Reinhard Bütikofer
Viola von Cramon
Romeo Franz
Thomas Waitz
Tineke Strik

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *