Lajme

Ekipet zjarrfikëse nga Kosova, Sveçla: Sa herë të keni nevojë do të jemi pranë

Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Svelça, në një intervistë të dhënë për studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur mbi ndihmën e dhënë nga autoritetet kosovare për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Svelça thekson se janë angazhuar 34 zjarrfikës, së bashku me nënveturat e specializuara për fikjen e zjarreve, si dhe 32 trupa të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ministri kosovar i Brendshëm shprehet se Kosova nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e dhënë nga Shqipëria gjatë viteve të luftës dhe ndaj do të gjendet pranë sa herë ajo të ketë nevojë.

“Ne me të marrë kërkesën nga autoritetet e Shqipërisë jemi monbilizuar si me Forcat e Sigurisë së Kosovës ashtu dhe me zjarrfikësit, me Agjensinë e Menaxhimit të Emergjencave e cila është në kompetencat e Ministrisë së Brendshme. Në një kohë relativisht të shkurtër jemi mobilizuar dhe kemi kaluar në territorin e Shqipërisë, për të asistuar autoritetet e Shqipërisë në luftën kundër zjarreve. Tashmë ne kemi një numër relativisht të madh të zjarrfikësve dhe pjestarëve të FSK-së të cilët po ballafaqohen me zjarret atje dhe po u vinë në ndihmë autoriteteve shqiptare.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Ne kemi angazhuar 34 zjarrfikës dhe me nënvetura të specializuara me zjarrfikjet, në të njëjtën kohë kemi vënë në dispozicion edhe një numër tjetër të zjarrfikësve. Kemi gjithashtu edhe 32 pjestarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ne kemi marrëveshje formale për këtë asistencë, por mbi të gjitha është vullneti që sa herë të ketë nevojë të jemi në krahë të Shqipërisë, ashtu siç populli i Shqipërisë ka qenë në krahun tonë kur ne kemi pas nevojë. Ne në asnjë moment nuk harrojmë ndihmën e dhënë ndaj popullit të Kosovës në periudhën e luftës ’98, ’99.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Në shumë raste shqipëria historikisht na ka ndihmu në mënyra dhe raste të ndryshme. Ky vullneti për të ndihmuar njëri tjetrin duhet të jetë gjithmonë aktiv, pa llogaritur një baraspeshë sa herë ata dhe sa herë ne“, tha Svelça.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *