Lajme

Edi Rama i shmanget llagaridhënies për takimet me McGonigal-in, dërgon “sozinë” e tij

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka deleguar ministren e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, për interpelancën urgjente të kërkuar nga deputetët e opozitës, për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Do të vijojmë me interpelancë urgjente me kryeministrin me një grup deputetesh të opozitës. Kryeministri ka deleguar ministren Elisa Spiropalin për këtë interpelancë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Ky njoftim nuk u prit aspak mirë nga deputetet e opozitës, të cilët kanë kërkuar që të jetë kryeministri Rama ai që të japë përgjigje për çështjen në fjalë.

Elisa Spiropali njihet për “posturën” prepotente, fjalorin banal me lulka të dobta pseudoliterature dhe intonacionin urdhërues me të cilët imiton shefin e qeverisë ku ajo bën pjesë, Edi Rama, duke tentuar për tu dukur më të zgjuar se shqiptari i zakonshëm. Në këtë mënyrë, “arroganca” dhe “prepotenca” e Ramës është në Kuvend edhe pa praninë e këtij, por pavarësisht kësaj, publikut shqiptar i duhet kryeministri aty, sepse vetëm ai e di se çfarë ka ndodhur nëpër takimet mes tij dhe ish-agjentit të FBI-së McGonigal.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *