Lajme

Edhe 7 ditë deri në fund procesit, ASK-ja u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Kur kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë deri në përfundim të procesit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen.

Në thirrjen e ASK-së thuhet se regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor.

ASK-ja ka lutur qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar. 

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruaj marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n

“Gjatë ditëve në vazhdim, Regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju. Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”, thuhet në thirrjen e ASK-së.

Tutje thuhet se në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt dhe se ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.

Lexo më shumë  Osmani takon deputetin Klein, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani

Në rast se nuk marrin ndonjë përgjigje nga komuna pas disa tentimeve, qytetarët thuhet se mund të kontaktojnë ASK-në në email  apo numra të telefonit që janë publik në faqen e tyre. 

Procesi i Regjistrimit të popullsisë ka nisur më 5 prill dhe do të përfundojë më 17 maj.

Rruga Press

YouTube player