Lajme

E turpshme/ Bashkia e Korçës: Bregovic është artist i madh, nuk e anulojmë koncertin

Pa marrë parasysh reagimet e shumta kundër koncertit të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregovic në Korçë, Bashkia e Korçës nuk do e anuloj pjesëmarrjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë.

“Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare”, tha ajo. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

Lexo më shumë  Instituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë

“Bashkia e Korçës REFUZON të përfshihet në një debat që tenton të POLITIZOJË Festën e Birrës”, tha ajo.

“Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombëtarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës”, tha Terova.

Në prill 2006 Bregovic ka mbajtur dy koncerte të mëdha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe është vlerësuar me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Bashkisë të asaj kohe Edi Rama.

Goran Bregoviq me Milorad Dodik. Dodik është udheheqësi i Respublikës Srpska në Bosnjë, republikë kjo e ndërtuar mbi gjenocidin e Serbrenicës dhe që vazhdimisht e mohon atë.

Në Kosovë dhe në Shqipëri, skena publike dhe qytetarë po e kundërshtojnë këtë koncert se këngët e Bregovicit kanë nxitur krimet gjatë luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Të shumtë kanë qenë reagimet nga artistë dhe figura publike:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *