Lajme

E tmerrshme/ “Vritini shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, tifozët e Crvena Zvezda-s nderojnë terroristët e vrarë në Bajnskë

Ultrasit e skuadrës nga Beogradi, që njihen edhe si grupim nacionalist, ngritën pankarta me emrat e terroristëve të vrarë, gjatë sulmit të armatosur të organizuar, më 24 shtator. Aty ishin shkruar emrat e Igor Milenkovic dhe Bojan Mijailovic.

Ata shpalosën edhe një fotografi të madhe të terroristit të tretë, Stefan Nedeljkovic, i cili gjithashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës.

Lexo më shumë  Petrit Ajeti në krye të AKI-së edhe për 5 vjet

Gjatë ndeshjes kishte edhe thirrje të shumta antishqiptare. Mes këngëve të serbëve ishin “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si retorika “Kosova është Serbi”.

Edhe pse nuk lejon thirrjet apo ofendimet me bazë nacionaliste dhe raciste, edhe në këtë rast, UEFA nuk ndërmori asnjë masë për të kërkuar heqjen e banerave me natyrë politike dhe etnike. Konfederata europiane e futbollit vijon të mbyllë një sy dhe t’i tolerojë këto shfaqje, që nxisin urrejtje dhe dhunë.

Lexo më shumë  Burg kush flet, liri kush hedh bomba/ Gjykata dënon zëdhënësin e Qeverisë dhe deputetin e LVV-së për reagimet ndaj lirimit të terroristit serb Dejan Pantiq

Rruga Press

YouTube player