Bota

Dyshohet se presidenti i vendit afrikan është arrestuar

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Kabore, dyshohet se është arrestuar në një kamp ushtarak nga disa ushtarë rrebelë.

Ky arrestim raportohet të ketë ndodhur pas të shtënave me armë rreth rezidencës së tij të dielën mbrëma në kryeqytetin Ouagadougou dhe në kazermat e këtij qyteti, raporton BBC.

Disa ushtarë në këtë vend të Afrikës Perëndimore kanë kërkuar mbështetje në luftën e tyre kundër militantëve islamikë.

Lexo më shumë  Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

Nga ana tjetër, Qeveria ka mohuar pretendimet për një grusht shteti ushtarak ose se presidenti ishte arrestuar.

Ushtarët, raportohet se kanë rrethuar edhe selinë e televizionit shtetëror.

Qindra njerëz kanë dalë në mbështetje të ushtarëve pavarësisht një shtetrrethimi të vendosur nga qeveria. Disa prej tyre i vunë flakën selisë së partisë në pushtet gjatë kësaj proteste të mbajtur të dielën.

Lexo më shumë  Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Frustrimi është rritur në këtë vend muajt e fundit për shkak të vrasjeve të shpeshta të civilëve dhe ushtarëve nga militantët, disa prej të cilëve kanë lidhje me Shtetin Islamik dhe Al Kaedën.

Rruga Press

YouTube player