Lajme

Dy vite nga tërmeti, ambasada amerikane: Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në dyvjetorin e tërmetit të 26 Nëntorit 2019, që i mori jetën 51 qytetarëve.

“Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë”, shkruhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

“Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë”, thuhet më tej në mesazh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *