Lajme

Dëborë në Theth, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qafën e Thorës

Reshjet e dëborës kanë pushtuar edhe lartësitë në veri të vendit. Më problematike është paraqitur situata në aksin rrugor Bogë-Theth, ku sasia e dëborës së rënë ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e mjeteve.

Rruga për momentin kalohet vetëm nga mjetet e larta dhe të pajisura me zinxhirë, ndërkohë burime për A2 CNN bëjnë me dije se shumë turist janë kthyer pasi nuk kanë mundur që të kalojnë Qafën e Thorës, ku trashësia e dëborës arrin mbi 20 centimetra.

Lexo më shumë  Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur

Ndërsa disa mjete mësohet se kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga është e pakalueshme për autoveturat.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ermal Beqiri: Nga selfie me Macron te qelia në Francë, ironia e fatit dhe hija e dyshimeve për spiunazh 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *