Lajme

Dy vatra zjarri në Durrës, njëra pranë Kepit të Rodonit

Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe tjetra në pyllin e fshatit Shetaj (Ishëm), janë shfaqur këtë të diel.

Në kodrat e Kepit të Rodonit zjarri ka djegur një sipërfaqe toke e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa në fshatin Shetaj bimësi dhe peme frutore.

Ne kodrat e Kepit të Rodonit, pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit, nuk ka banesa apo godina biznesi.

Lexo më shumë  Aksidentet në vendin e punës/ KSSH: Institucionet të mos qëndrojnë indiferente

Ndryshe paraqitet situata në fshatin Shetaj, ku ka një numër të konsiderueshëm objektesh.

Këtu ekipet zjarrfikëse dhe banorët janë duke mbajtur deri më tani nën kontroll situatën. Ndërsa për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë.

Reparti zjarrfikësve thotë se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje. Ndërsa në ndihë krahas zjarrfikësve te Manzës kanës shkuar dhe ata të Durrësit dhe Shijakut.

Lexo më shumë  Manxhuka pasi Gashi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Çdoherë realiteti i ka demantuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *