KryesoreLajme

Dy ura të reja mbi lumin Ibër – memorandum mes MMPHI-së dhe dy komunave të Mitrovicës

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunat e Mitrovicës dhe Mitrovicës së Veriut për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetarit të Mitrovicës, Arian Tahiri, dhe kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi.

Lexo më shumë  Lubisha Miljkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Projekti i parë që do të zbatohet në kuadër të këtij memorandumi është ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Ai ka thekuar se këto ura do të ndihmojnë në lehtësimin e qarkullimit, përmirësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve, integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën
YouTube player