KryesoreSport

“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Albin Kurti pret në takim Amir Rrahmanin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim kapitenin e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmani.

Në prani të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe deputetit dhe trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli, Kurti e ka uruar Rrahmanin për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga futbollistët më të mirë dhe më të suksesshëm që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Lexo më shumë  Australia dërgon 49 tanke Abrams në Ukrainë: Mbështetje e fuqishme kundër agresionit rus

“Prej Drenice në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Split, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, e më pas në Itali te Verona dhe Napoli – Amir Rrahmani është një rrugëtim suksesi për t’u ndjekur nga të gjithë sportistët tanë të rinj”, ka shkruar Kurti në rrjete sociale.

Ai theksoi se Rrahmani jo vetëm që është një dy herë kampion në Serie A me Napolin, por edhe ikonë e dashur për tifozët napolitanë, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe përkushtimit në fushë.

Lexo më shumë  “Vritni agresorët rusë, fitoni pikë”, ukrainasit po prezantojnë një model të ri lufte

“E falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë – dhe unë edhe për fanellën që ma dhuroi”, shtoi Kurti.

Takimi vjen në një moment kur Rrahmani vazhdon të jetë shtyllë e mbrojtjes së Napolit dhe lider i pashmangshëm i “Dardanëve”.

YouTube player